Dy diplomatët iranianë për të cilët është marrë masa e dëbimit nga Shipëria bëhet me dije sa janë larguar ditën e djeshme.
Pak ditë më parë, autoritetet shqiptare njoftuan se kanë urdhëruar dëbimin nga Shqipëria të dy diplomatëve iranianë, të cilët janë shpallur persona të padëshiruar. Vendimi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një postim në Facebook.
None found
Sipas tij të dy diplomatët Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, kanë zhvilluar “veprimtari në mospërputhje me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike. Dy përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit u është kërkuar largimi i menjëhershëm nga territori i Republikës së Shqipërisë”, shkruan Cakaj.
Kujtojmë se liderja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi e ka cilësuar vendimin e Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatë iranianë si një hap të guximshëm. Përmes një postimi në “Tëitter”, kreu i MEK ka shkruar se nëpërmjet këtij vendimi Shqipëria garanton sigurinë e shqiptarëve dhe të refugjatëve iranianë.
“Dëbimi nga qeveria e Shqipërisë e dy diplomatëve të regjimit iranian është një masë e guximshme dhe e admirueshme në luftën kundër terrorizmit dhe sigurimin e sigurisë së njerëzve të Shqipërisë dhe refugjatëve iranianë”, ka shkruar Maryam Rajavi.
Kujtojmë që lajmin për dëbimin e diplomatëve iranianë e bëri të ditur vetë ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, i cili tha se Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe z. Seyed Ahmad Hosseini Alast janë shpallur persona të padëshirueshëm për shkak të veprimtarisë së tyre.
Ndërkohë, “Zëri i Amerikës”, duke pasqyruar lajmin, zbuloi faktin se diplomatët ishin bashkëpunëtorë të gjeneralit Qasem Soleimani dhe se në këtë mënyrë rrezikohej siguria e Shqipërisë.
Kjo është hera e dytë që Shqipëria shpall përsona të padëshiruar diplomatë iranianë. Në dhjetor të vitit 2018, ambasadori i Iranit në Shqipëri, dhe një tjetër diplomat i ambasadës u dëbuan nga vendi pasi dyshoheshin të ishin përfshirë “në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend”.
Në atë kohë, Ministria e Jashtme shqiptare saktësoi se vendimi ishte marrë në konsultim me vendet aleate, për shkak të aktivitetit të tyre në Shqipëri në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik.
Forcat operacionale të Policisë vijojnë patrullimet në disa zona të Tiranës, me qëllim identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar…
Gjatë protestave studentore të zhvilluara para Kryeministrisë, është vënë re një dron që dyshohet se përdorej për të hedhur gaz…
Arsenali ka nisur lëvizjet për të siguruar shërbimet e sulmuesit brazilian Endrick nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.Sipas…
Pas tensioneve para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur në rrugën “Myslym Shyri”, ku kanë bllokuar qarkullimin duke vendosur kosha mbeturinash në…
Me një postim në Instagram, aktorja e njohur Monika Lubonja ka dhënë një përgjigje për të gjithë ata që e…
Formacionet zyrtare të derbit gjerman mes Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit janë publikuar, me të dy skuadrat që kanë zbuluar…