Zbardhet sherri me thika e shkopa bejsbolli në Tiranë, motivi dhe emrat e 3 të arrestuarëve

Policia e Shtetit parandaloi një sherr i cili mund të kishte pasoja tragjike në njerëz.

Burimet bëjnë me dije se janë identifikuar tre personat që vetëm pak orë më parë janë përfshirë në një sherr me sende të forta.

Në pranga kanë rënë dy vëllezërit Besim Sokolajk, 44 vjeç, Shkëlqim Sokolaj, 48 vjeç, si dhe Edmond Gosturani, 25 vjeç.

Ata akuzohen se kanë dhunuar shtetasin Xhuljo Musa.

Ky i fundit bëri edhe denoncimin në polici se për motive të dobëta, pas një sherri të ndodhur të shtunën rreth orës 13:30 në Tiranë, si fillim e kanë goditur me shkop bejsbolli dhe më pas me një thikë në krahun e djathtë, po ashtu është plagosur me thikë edhe Marvano Qerimi.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Dritan Hoxha, ku sipas burimeve mësohet se vëllezërit Sokolaj kanë një lokal dhe kishin të punësuar si kamerier kushëririn e Xhulio Musait.

Bazat raporton se para 2 ditësh një klient e ka ofenduar kamerierin dhe ai ia ka kthyer.

Kjo nuk është pritur mirë nga pronarët e lokalit dhe janë konfliktuar me të. Pjesë e konfliktit u be dhe kushëriri si dhe shoku i tij Marvano Qerimi dhe Denis Musa.


Shtuar 15.06.2020 15:02