UPDATE – Mbrëmjen e sotme palët politike pas shumë takimesh nën mbikqyrjen e ambasadorëve, arritën të firmosin marrëveshjen zgjedhore.
Sic mund t’a shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit, marrëveshja nuk është shkruar në gjuhën shqipe por në atë angleze dhe përmban 12 pika ku përfshihen të gjitha çështjet që palët kanë rënë dakord.
Të lidhura
None found
Në dokumentin e siguruar nga Albeu.com kanë firmosur anëtarët, Damian Gjiknuri, Petrit Vasili, Oerd Bylykbashi dhe Rudina Hajdari.
Pjesë nga pikat e marrëveshjes:
-Pjesë e saj është përfshirja 100% e identifikimit elektronik të votuesve e propozuar nga opozita.
-Ndërkohë do të qëndrojë formula aktuale për komisionerët zgjedhorë vetëm për zgjedhjet e ardhshme e cila është 4 komisionerë mazhorance, 3 opozitë.
-Gjithashtu mazhoranca është tërhequr nga kërkesa për depolizitizim ndërsa komisionerët të jenë politikë, sic jane aktualisht.
-Kolegji Zgjedhor do të përbëhet me gjyqtarë që kanë kaluar vettingun ndërsa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të formatohet me 3 hallka.
-Zgjedhjet e ardhshme do të bëhen me identifikim biometrik 100 % në të gjithë vendin. /albeu.com/
