Zbardhen shifrat, 175 pacientë me COVID-19 janë të shtruar në spital

Gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 4 vdekje dhe 82 raste të reja pozitive me COVID-19.

Aktualisht situata në spitalet Covid ka pasur një përkeqësim të lehtë ku numri i pacientëve të shtruar është rritur me 2 dhe numri i personave të intubuar ka shkuar nga 8 në 9 përgjatë, si dhe numri i personave në terapi intensive ka pësuar një përmirësim të lehtë duke shkuar nga 18 në 17 gjatë 24 orëve të fundit.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 175 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 17 prej tyre ndodhen në terapi intensive nga të cilët vetëm 9 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 43 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Kujtojmë se ditën e djeshme në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtoheshin 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë ishin të intubuar.


Shtuar 29.08.2020 14:52