Vrau Altin Balliun pse i gërvishti makinën, çfarë u vendos për Olger Mustafën

Në Shqipëri nuk është e pamundur të humbësh jetën për shkaqe banale dhe kjo mbetet akoma një plagë e shoqërisë sonë.

Kështu vetëm një vit më parë Altin Balliu në Korçë humbi jetën dhe u ekzekutua nga Olger Mustafa i cili i mori jetën pse i gërvishti makinën në parkim. Ndërkohë, dosja për këtë rast u zvarrit disa herë derisa u vendos që seanca e radhës të mbahej më 3 shkurt, pra ditën e sotme.

Nga ana tjetër, vlen për tu kujtuar fakti se gjykata kërkoi rihetim të çështjes, pasi kishte disa mangësi në dosje sa i takon zbardhje së ngjarjes.

Ndërsa sot pritej që të jepej vendimi ndaj te akuzuarit, por Gjykata e Korçës ka bërë një lëvizje të papritur. Ky institucion i ka lënë detyra shtesë organit të akuzës.

“Të bëhet një skicë nga ekspertë kriminalistike për pozicionin e viktimës, gëzhojat në vendngjarje. Të bëhet një raport i plotë: A ka patur persona te tjerë që iu rrezikohej jeta. Të arrij të vlerësoj kur është gjuajtur në makine, a ka pasur persona të tjerë. Një skemë me skicë ku përfshihen gjithë elementët. Avokati mbrojtës i vikimës ka kërkuar rikqyrje të vendit të ngjarjes”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Faktit në Korçë.


Shtuar 3.02.2020 14:41