Vetëm 20-vjeç, i riu shqiptar i jep fund jetës në burgun italian

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një i ri shqiptar i ka dhënë fund jetës në një burg në Itali.

Një i burgosur 20-vjeçar shqiptar me inicialet N.D., është vetëvrarë në burgun e Fermos, në rajonin e Markes

Lajmi i është komunikuar familjarëve nga autoritetet e burgut.

20-vjeçari është djali i një familje emigrantësh shqiptarë që prej disa vitesh jetojnë në Itali.

Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndersa vijojnë hetimet nga autoritetet italiane


Shtuar 31.07.2020 21:14