Nje grua 45-vjecare nga Vlora, qe ka rrefyer historine dramatike te jetes se saj dhe dhunen e ushtruar nga bashkeshorti, eshte perballur live ne studio me vellane e saj, i cili e ka akuzuar per mashtrim.
Perballja ndodhi sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, te autores Evis Ahmeti, ne “News 24”, nderkohe qe Veronika Hysi ka treguar mes lotesh vuajtjet qe ka kaluar.
Të lidhura
None found
Sot në përballjen vëlla dhe motër u mësuan detaje të tjera, vërtetësinë e të cilave e kemi të vështirë ta pohojmë.
Vëllai i Veronikës: Më vjen turp këtu në Vlorë kur ajo del e flet aty.
Veronika: Mua të mos më futet në jetën private ai. Do ta kërkoj unë atë njeri të vijë në studion tuaj e të flasë aty
Vëllai: Boll po të them moj se ke hedhur një fëmijë tjetër në koshin e plehrave
Veronika: Nuk është e vërtetë zonja gazetare
Kujtojmë që Veronika iu drejtua emisionit për të marrë divorcin nga bashkëshorti me të cilin kishte 4 fëmijë, ndërsa rrëfeu arsyet se pse njërën vajzë e kishte braktisur në jetimore. Kur vëllai e akuzoi live për braktisjen e një tjetër fëmije, Veronika zgjodhi të largohet nga përballja duke mbyllur telefonin, veprim që ngre pikëpyetje të mëdha./ BW
