Varhelyi në Tiranë: Reforma Zgjedhore, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi ndodhet sot në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Nga salla e Parlamentit, zyrtari iu drejtua politikës shqiptare se Reforma Zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare.

“Që të jemi qartë, Reforma Zgjedhore është kusht për konferencën e parë. Shqipëria duhet të ruajë ritmin e këtyre përpjekjeve dhe të vijojë me reformat në ato fusha që janë identifikuar qartë.

Vijimësia e këtyre reformave duhet të jetë shumë e rëndësishme. Të gjitha institucionet duhet të punojnë që Shqipëria të ecë para drejt BE. Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë, tërmeti i tmerrshëm dhe kriza e COVID. Ju kemi qëndruar pranë dhe do vazhdojmë t’ju qëndrojmë pranë jush.

Ne jemi tashmë në atë moment kyç ku Shqipëria gjendet më pranë se kurrë para BE-së. Kontributi juaj, i të gjitha forcave dhe segmenteve të shoqërisë është kyç dhe me vendosmëri për të ardhmen. Le ta marrim atë hap tjetër për të ardhmen e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Varhelyi do të takohet me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës.


Shtuar 7.10.2020 15:01