Prej ores 13:00 për shqiptarët ka nisur izolimi total dhe ata nuk duhet të dalin për asnjë arsye.
Në rrugët e vendit kanë zbarkuar ushtria dhe policia të gatshëm për cdo situatë.
Policia nga ana tjetër sqaron: Lejohet qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave, produkteve ushqimore dhe fruta-perime, nga tregjet e shumicës për të furnizuar marketet dhe minimarketet, por NUK lejohet shitja në minimarket, marketet e çdo dyqan me pakicë e shumicë, në oraret kufizuese të publikuara.
Për të gjithë ata që kanë një emergjencë shëndetësore, duhet të njoftojnë 112 dhe 129 duke dhënë arsyen e lëvizjes dhe itinerarin, targën e automjetet dhe të personit që do shkojë në spital për ndihmë mjekësore. /albeu.com/