Ra nga lartësia në Ksamil, humb jetën gruaja

Plazhin i Ksamilit është tronditur nga një ngjarje e rëndë.

Mësohet se një 69-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi në plazh.

Sakaq, bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasen Kristina Cauli, nga Berati, e cila është transportuar drejt Spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Shtuar 11.08.2020 12:16