UNICEF: COVID-19 po rrezikon 117 milionë fëmijë, vaksina që duhet bërë patjetër!

Pandemia e COVID-19 ka pushtuar botën duke paralizuar edhe mjekësinë dhe duke shtuar rrezikun për shpërthimin e një tjetër sëmundje infektuese, fruthi.

Këtë alarm e ka dhënë UNICEF, për shkak se COVID-19 ka shtyrë programet e vaksinimit.

Në 37 vende, 117 milionë fëmijë mund të mos imunizohen me kohë ndaj fruthit, deklaroi UNICEF.

Fruthi, i cili shkakton kollitje, skuqje dhe ethe, mund të parandalohet me dy doza të vaksinës së njohur si MMR.

Në mesin e vendeve që kanë vendosur të shtyjnë vaksinimet për fruth, janë: Bangladeshi, Brazili, Bolivia, Kamboxhia, Etiopia, Somalia e të tjera.

“Ndërprerja e vaksinimit rutinor do të rrisë rrezikun që fëmijët të kontraktojnë sëmundje vdekjeprurëse”, -tha zëdhënësja e UNICEF-it, Joanna Rea.


Shtuar 14.04.2020 17:40