Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, socialisti Lefter Alla u filmua teksa konsumonte lëndë narkotike në ambient publik, por i mohoi këto akuza.
Ai deklaroi se videoja ishte montazh i Ervin Salianjit dhe se do të shkonte në Tiranë për të ngritur një padi kundrejt këtij të fundit.
Por, burimet e Abc Neës thanë se z. Alla është thirrur për të dëshmuar nga prokurorët e SPAK-ut, të cilët kanë regjistruar procedim penal pas publikimit të pamjeve filmike, ku Alla duket se thith kokainë në lokal.
Ndaj kjo besohet se është arsyeja e vertete e mbërritjes së Lefter Allës me urgjence në Tirane një ditë pas video-skandalit.
Po kështu në SPAK për të dhënë deshmi ka shkuar edhe gazetari Hoxha. /albeu.com/