Categories: Uncategorized

U tërhoq?! Hajdari rrëfen pse nuk do të votojë marrëvshjen e firmosur ditë më parë

Pak ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes për reformën zgjedhore, kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Rudina Hajdari deklaron votën e saj kundër të njëjtit dokument në Parlament.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin Përballë në RTSH, Hajdari sqaron se përse është kundër marrëveshjes për të cilën hodhi firmën e dakordësisë.

Të lidhura

None found

“Marrëveshjen do ta firmosja prapë me kënaqësi. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj në mënyrë të drejtpërdrejtë jo sepse nuk do të votoja një marrëveshje e cila nuk është reformë.

Nëse do të vijë një reformë në Parlament e cila përfshin po ashtu dhe ndryshimin e sistemit, minimumi listat e hapura atëherë patjetër që do ta votoja pro.

Por nëse ne jemi në kushtet që kemi një marrëveshje e cila nuk quhet reformë pra nuk ka se si të jetë e gjithëplotësuar.

Ka disa elementë të cilët unë i kam mbështetur prej fillimit siç është identifikimi biometric, që është i rëndësishëm por nuk është i plotë, pjesa tjetër qoftë dhe administrimi i zgjedhjeve kemi ngelur në vend numëro.

Çka do të thotë për mua kjo marrëveshje nuk është që arriti ndonjë gjë masive, përkundrazi tregoi që palët janë të pamundura për të gjetur një gjuhë të përbashkët dhe për ti orientuar këtë reformë, këtë marrëveshje benefitet që mund të kenë njerëzit gjatë zgjedhjeve” – theksoi Hajdari.

Lutfi Dervishi: Cfarë do të thotë për integritetin tuaj si politikane që nënshkruani një marrëveshje dhe thoni unë nuk e votoj këtë që nënshkrova?

Rudina Hajdari: Unë do ta nënshkruaja atë me shumë kënaqësi edhe sot. Nuk kam asnjë lloj pendimi që e kam nënshkruar, sepse nënshkrimi është një hap përpara votimit.

Me atë marrëveshje po të shikosh, fjalia e fundit aty thuhet që palët nuk kanë patur konsensus për ndryshimin e sistemit. Kjo më jep të drejtë moralë që unë ta votoj kundër.

të fundit

20 protestues shoqërohen nga policia pas tensioneve te Parlamenti, 9 efektivë përfundojnë në spital

Pas largimit me shpejtësi të deputetëve dhe ministrave të mazhorancës nën mbrojtjen e forcave të rendit, vjen edhe bilanci i…

3 minutes ago

Spahiu për zhvillimet pas 6 korrikut: Opozita do të bënte budallallëk po të hynte në koalicion qeverisës

Më 6 korrik pritet të certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, duke i hapur rrugë procesit për…

11 minutes ago

Protesta para Kuvendit përshkallëzohet, protestuesit dëmtojnë me gurë dhe sende të forta një automjet policie

Situata është tensionuar gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku një grup protestuesish kanë kaluar nga hedhja e vezëve dhe…

14 minutes ago

Former July 2 Delegates Call for Political Unity and the Swift Establishment of Institutions

Në 36-vjetorin e Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut 1990, ish-delegatët e asaj kohe u kanë bërë thirrje deputetëve të zgjedhur…

15 minutes ago

Protester after clash in front of Parliament: We have been protesting peacefully for a month, today they threw gas at us without restraint

Pas shpërndarjes me gaz lotsjellës, policia shoqëron disa protestues të tjerë! Tensione të forta ka pasur përpara Kuvendit. Një qytetar…

16 minutes ago

The situation outside Parliament escalates again, police use water and tear gas spray against protesters

Situata para Parlamentit është tensionuar sërish, ndërsa policia ka përdorur ujë dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve. Ndërhyrja erdhi pasi një…

16 minutes ago