Categories: maqedoni

Hoxha akuzon drejtoreshën e ISHP-së për kërkesën që komunikimi zyrtar të bëhet vetëm në maqedonisht; kritikon heshtjen e VLEN-it

Arijanit Hoxha nga BDI deklaroi sot se moszbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po kthehet në një dukuri shqetësuese në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut.

Sipas tij, denoncimi më i fundit mbështetet në burime brenda Institutit të Shëndetit Publik. Hoxha tha se drejtoresha aktuale, Marija Andonovska, u ka kërkuar të gjithë sektorëve ta zhvillojnë komunikimin zyrtar vetëm në gjuhën maqedonase.

Të lidhura

None found

Ai u shpreh se, sipas informacioneve që disponon, drejtuesve të sektorëve u është kërkuar t’i njoftojnë punonjësit me mesazhe telefonike se dokumentet dygjuhëshe nuk do të pranohen më. Të vlefshme, sipas këtij udhëzimi të pretenduar, do të quhen vetëm dokumentet e hartuara në gjuhën maqedonase.

Hoxha pyeti se çfarë të drejte ka drejtuesja e një institucioni shtetëror t’i shpallë të pavlefshme dokumentet që përmbajnë gjuhën shqipe dhe kush i ka dhënë asaj kompetencë të dalë mbi ligjin.

Po aq shqetësuese për të është heshtja e përfaqësuesve të VLEN-it. Ai i akuzoi ata se jo vetëm nuk po arrijnë ta mbrojnë gjuhën shqipe, por po shpërfillin edhe ato që i cilësoi shkelje flagrante të ligjit.

Në vend të përdorimit të mjeteve juridike dhe institucionale për të siguruar zbatimin e ligjit, përfaqësuesit e VLEN-it, sipas Hoxhës, kanë zgjedhur të mos reagojnë. Ai vuri në pikëpyetje kuptimin e pjesëmarrjes së tyre në Qeveri nëse nuk mund të mbrojnë respektimin e një ligji që është tashmë në fuqi.

Hoxha tha se kjo heshtje nuk mund të shihet më vetëm si paaftësi politike, pasi, sipas tij, ajo po u jep kurajë funksionarëve që shkelin ligjin.

Ai e lidhi rastin e Institutit të Shëndetit Publik me raportin që Këshilli i Evropës publikoi vetëm disa ditë më parë për Maqedoninë e Veriut. Hoxha e cilësoi atë si raportin më negativ për vendin dhe tha se aty përmenden shprehimisht edhe problemet në respektimin e të drejtave gjuhësore.

Sipas tij, raporti duhej të ishte një sinjal alarmi për Qeverinë. Në vend të kësaj, tha Hoxha, po shihen funksionarë që veprojnë sikur janë mbi ligjin dhe përfaqësues politikë që nuk reagojnë ndaj tyre.

Duke iu drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, ai kërkoi që veprimet e funksionarëve të saj të shqyrtohen me kujdes dhe që të ketë përgjegjësi konkrete për mosrespektimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

Hoxha kërkoi gjithashtu që Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve të mos qëndrojë më pasiv, por të nisë të kryejë detyrën për të cilën është themeluar.

Sipas tij, Inspektorati duhet të fillojë menjëherë mbikëqyrjen institucionale dhe të ndërmarrë veprimet e duhura juridike ndaj kujtdo që shkel ligjin në fuqi, pavarësisht funksionit apo përkatësisë politike.

Hoxha përfundoi duke theksuar se zbatimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve nuk varet nga dëshira e askujt dhe nuk mund të bëhet pjesë e pazareve politike: ai është detyrim për të gjithë.

të fundit

Mediat turke e krahasojnë Ernest Muçin me Zinedine Zidane

Ernest Muçi po konsiderohet lojtari i momentit në Turqi [...]Read More...

4 minutes ago

Komisioni parlamentar miraton katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…

4 minutes ago

Kosova me sytë nga kualifikimet për Evropianin, Foda ndjek lojtarët në vend dhe jashtë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet…

4 minutes ago

FFK konfirmon dy mungesa për shkak të lëndimeve; Enis Rexhepi pret miratimin e FIFA-s

Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës…

10 minutes ago

Real Madridi mund të ndahet me tre lojtarë në janar, Mourinho nuk i ka në planet kryesore

Real Madridi mund të pësojë ndryshime në përbërjen e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit 2027. Ferland Mendy, Raul Asencio…

10 minutes ago

Joe Biden thotë se beteja me kancerin do t’i kufizojë angazhimet publike

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës, duke…

11 minutes ago