Categories: Uncategorized

Hajdari thirrje publike Bashës: Mos të më ketë frikë, nuk jam Rama por Rudina!

Rudina Hajdari ka reaguar pas mbledhjes së gjatë të Reformës Zgjedhore.

E zhgënjyer nga mbledhja, Hajdari i ka bërë thirrje Bashës të reagojë dhe të mos e lë këtë reformë të rëndësishme në dorë të kryeministrit Rama.

Të lidhura

None found

“Zoti Basha duhet të vijë të mbrojë demokratët, të bëjë reformë zgjedhore. Ne duhet ti japim shqiptarëve reformë zgjedhore dhe të fshihemi pas gishtit të ndërkombëtarëve duke thënë se ka gëzimin e ndërkombëtarëve…”- deklaroi Hajdari.

Fjala e plotë e Rudina Hajdarit:

Ne sot erdhëm për të ndryshuar për ndryshimet kushetuese dhe menduam që op kishte ardhur me një axhendë për listat e hapura.

Ajo që pamë ishte një diskutim mbi marrëveshjen e 5 qershorit dhe jo reflektim mbi këtë që duan të ndryshojnë. Dua ti bëj thirrje op jashtëparlamentare, kryetarit të PD që të mos i rreshtojë në rresht me ata që duan lista të mbyllura, por të mbështesin lista të hapura.

Në të kundërt mendoj që do jenë në anën e keqe të historisë. Ky hap do të ndihmonte opozitën për ndryshimet në zgjedhjet e ardhshme.

Ngre një pyetje për Bashën. Për cfarë e braktise parlamentin shqiptar, përse rreshtove ata njerëz kur gjithcka duhet të bëje ishte jo shitblerja e votës.

Ky është një shans dhe shtrirje që të mos rreshtohen për Rudina Hajdarin, Myslim Murrizin por për këta shqiptarë që duan lista të hapura. Nuk mundet që demokratët të lënë rrugëtimin e kësaj marrëveshje nga një person që të mos harrojmë se po bëjmë Reformë Zgjedhore.

Zoti Basha duhet të vijë të mbrojë demokratët, të bëjë reformë zgjedhore. Ne duhet ti japim shqiptarëve reformë zgjedhore dhe të fshihemi pas gishtit të ndërkombëtarëve duke thënë se ka gëzimin e ndërkombëtarëve.

Të ulemi, të reflektojmë deh si opozitë të ecim para me problemet tjera që kemi në këtë vend. Nuk duhet të dalim sikur ata dalim që sikur po na japin llokmë.

Basha të mos ketë frikë se unë nuk jam Rama, por Rudina Hajdari. Hajde flasim dhe e bëjmë këtë reformë sic i takon shqiptarëve. Më thoni përse sot nuk mbështetet kjo cështje kaq parimore për realitetin shqiptar sot. Kam frikë se do ta shkërrmoqin duke e lënë në dorë të Edi Ramës.

të fundit

Protestuesit bllokojnë Rrugën e Durrësit dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Protestuesit kanë bllokuar Rrugën e Durrësit, ndërsa vijojnë protestën me thirrje për dorëheqjen dhe arrestimin e kryeministrit Edi Rama. “Dorëheqje!”,…

4 minutes ago

Stërvitje me mortaja 120 mm e FSK-së në poligonin shqiptar të Bizës

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar qitje me municion luftarak me mortajën 120 mm, të sistemit Vuran, në…

7 minutes ago

Marshimi i protestuesve nis nëpër Tiranë, nuk reshtin thirrjet “Më 28, Rama e di vetë

Pas protestës që nisi në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit…

13 minutes ago

Flick: Real Madridi nuk më shqetëson, duam të ruajmë pozicionin në krye

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka këmbëngulur se fokusi i tij është tërësisht te skuadra e tij dhe jo te…

14 minutes ago

Mickoski: Ekonomia e Maqedonisë së Veriut renditet ndër më të suksesshmet në Evropë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka akuzuar opozitën se që nga viti 2024 dëshiron që shteti të përballet me falimentim dhe kriza,…

16 minutes ago

Ali Ahmeti: Bashkëjetesa e qëndrueshme mes maqedonasve dhe shqiptarëve është kushti për mbijetesën e Maqedonisë së Veriut

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, deklaroi se Maqedonia e Veriut mund të funksionojë dhe të mbijetojë vetëm përmes bashkëjetesës së…

17 minutes ago