Categories: kosovë

Komisioni parlamentar miraton katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

Katër projektligje për marrëveshje të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Kosovës, Suedisë dhe Belgjikës morën miratimin e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Secili projektligj u votua me 11 vota pro, ndërsa nuk pati vota kundër apo abstenime.

Të lidhura

None found

Tre projektligjet lidhen me marrëveshjet mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë: për ekstradimin, transferimin e personave të dënuar dhe ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale. Projektligji i katërt parasheh ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale mes Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës.

Kryetari i komisionit, Vigan Qorrolli nga Lëvizja Vetëvendosje, shpjegoi se marrëveshjet me Suedinë përbëjnë një kuadër bashkëpunimi në drejtësinë penale, ku përfshihen ndihma juridike, ekstradimi dhe transferimi i personave të dënuar.

Qorrolli: Marrëveshjet me Suedinë përfshijnë bashkëpunimin në drejtësinë penale

“Këto janë marrëveshje ndërkombëtare që shteti ynë dhe Mbretëria e Suedisë i lidhin në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar. E para lidhet me çështjet penale dhe përfshin raportet në fushën e së drejtës penale ndërmjet shteteve; e dyta ka të bëjë me ekstradimin, ndërsa tjetra me transferimin e personave të dënuar. Kjo është një pako e përgjithshme ligjesh që lidh shtetet në fushën e drejtësisë penale. Nëse një shtetas i Republikës së Kosovës gjykohet penalisht në Suedi, ose kërkohet ta vuajë dënimin atje për një vepër të kryer në atë shtet, ai mund të transferohet në Republikën e Kosovës për ta vuajtur dënimin. E njëjta vlen edhe në drejtimin e kundërt”, tha Qorrolli.

Në pikën e të ndryshmeve, Qorrolli bëri të ditur se komisioni do të caktojë grupe punuese për vlerësimin e kandidaturave dhe aplikimeve, pas mbylljes së konkurseve për dy vende vakante në Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe për drejtorin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.

Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ai propozoi deputetin Blerim Gashi si udhëheqës të grupit që do të shqyrtojë aplikimet për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. Krijimi i dy grupeve punuese u miratua me 11 vota pro.

Miratohen dy grupe punuese për shqyrtimin e kandidaturave në KGJK dhe APK

“Tashmë kanë përfunduar konkurset për dy pozitat e lira në Këshillin Gjyqësor dhe konkursi i dytë për përzgjedhjen e drejtorit të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit. Si komision funksional, do të krijojmë grupet punuese për t’i shqyrtuar kandidaturat dhe aplikimet. Në emër të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, propozoj deputetin Blerim Gashi si kryesues për shqyrtimin e aplikimeve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, tha Qorrolli.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, shprehu pakënaqësi me mënyrën si u shqyrtuan marrëveshjet. Ajo kërkoi që ministrja e Drejtësisë të paraqitet në komision dhe t’i informojë deputetët për përmbajtjen e tyre para votimit.

Deliu-Kodra: Ministrja ka raportuar më parë në komision për marrëveshjet

“Deri më tani, praktika ka qenë që ministrja të vijë në komision dhe të raportojë për marrëveshjet. Nuk bëhet fjalë për marrëveshje që nuk kërkojnë trajtim të detajuar, ndaj Kuvendi nuk duhet t’i anashkalojë këto praktika të mira. Ministrja ka zhvilluar takime dypalëshe me përfaqësues të shteteve dhe do të ishte mirë, si për publikun ashtu edhe për ne, që ajo t’i informojë deputetët para votimit. Këto praktika nuk duhen anashkaluar dhe votimet nuk duhet të zhvillohen siç ndodhi sot”, tha Deliu-Kodra.

të fundit

Foda shpreson që Dalipi të zgjedhë Kosovën

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se ka pasur bisedime me sulmuesin Lutfi Dalipi. Ai thotë se ka pasur…

17 seconds ago

Hoxha akuzon drejtoreshën e ISHP-së për kërkesën që komunikimi zyrtar të bëhet vetëm në maqedonisht; kritikon heshtjen e VLEN-it

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

4 minutes ago

Mediat turke e krahasojnë Ernest Muçin me Zinedine Zidane

Ernest Muçi po konsiderohet lojtari i momentit në Turqi [...]Read More...

5 minutes ago

Kosova me sytë nga kualifikimet për Evropianin, Foda ndjek lojtarët në vend dhe jashtë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet…

6 minutes ago

FFK konfirmon dy mungesa për shkak të lëndimeve; Enis Rexhepi pret miratimin e FIFA-s

Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës…

11 minutes ago

Real Madridi mund të ndahet me tre lojtarë në janar, Mourinho nuk i ka në planet kryesore

Real Madridi mund të pësojë ndryshime në përbërjen e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit 2027. Ferland Mendy, Raul Asencio…

12 minutes ago