Categories: sport

Mediat turke e krahasojnë Ernest Muçin me Zinedine Zidane

Ernest Muçi po tërheq vëmendjen në Turqi, ku paraqitjet e tij të vazhdueshme në nivel të lartë kanë bërë që sulmuesi i Kombëtares shqiptare të vlerësohet ndryshe edhe nga mediat vendase.

Media “61saatcom” e ka ngritur në piedestal futbollistin nga Pogradeci, duke e krahasuar mënyrën e tij të lojës me atë të Zinedine Zidane, trajnerit aktual të Kombëtares së Francës dhe legjendës së “Gjelave”. Sipas saj, lëvizjet e Muçit dhe bashkëpunimi i shkëlqyer me shokët e skuadrës të kujtojnë stilin me të cilin Zidane spikaste në fushë.

Të lidhura

None found

Në ndeshjen kundër Alanyasporit, Muçi ishte pranë një asistimi të shkëlqyer: me një pasim të jashtëm i dha mundësinë Mohamed Salahut, por ky i fundit nuk arriti ta kthente rastin në gol, pasi u ndal nga portieri vendas. Pavarësisht kësaj mundësie të humbur, ish-lojtari i Tiranës zhvilloi një ndeshje të mirë dhe qëndroi në fushë deri në minutën e 80-të. Trabzonspori fitoi takimin me rezultatin 0-2.

Tani Muçi do të përqendrohet te Kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë kanë përpara dy sfida të rëndësishme: më 12 nëntor presin Finlandën në “Air Albania”, ndërsa tre ditë më pas luajnë në transfertë kundër Bjellorusisë.

të fundit

Hoxha akuzon drejtoreshën e ISHP-së për kërkesën që komunikimi zyrtar të bëhet vetëm në maqedonisht; kritikon heshtjen e VLEN-it

Mosrespektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po shndërrohet në një trend shqetësues në institucionet shtetërore të Maqedonisë së Veriut,…

4 minutes ago

Komisioni parlamentar miraton katër projektligje për bashkëpunimin juridik me Suedinë dhe Belgjikën

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit ka miratuar katër projektligje që lidhen…

5 minutes ago

Kosova me sytë nga kualifikimet për Evropianin, Foda ndjek lojtarët në vend dhe jashtë

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur edhe për planet afatgjata të Kombëtares, duke theksuar se përveç përgatitjeve për ndeshjet…

5 minutes ago

FFK konfirmon dy mungesa për shkak të lëndimeve; Enis Rexhepi pret miratimin e FIFA-s

Menaxheri i Kosovës Bajram Shala thotë se Enis Rexhepit ende s’iu ka kompletuar dokumentacioni dhe janë në pritje të fjalës…

11 minutes ago

Real Madridi mund të ndahet me tre lojtarë në janar, Mourinho nuk i ka në planet kryesore

Real Madridi mund të pësojë ndryshime në përbërjen e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit 2027. Ferland Mendy, Raul Asencio…

11 minutes ago

Joe Biden thotë se beteja me kancerin do t’i kufizojë angazhimet publike

Ish-presidenti amerikan Joe Biden ka ndarë një përditësim mbi gjendjen e tij shëndetësore dhe betejën me kancerin e prostatës, duke…

12 minutes ago