Ky është momenti i vrasjes së dyfishtë në Kurbin, ku viktima mbetën Paulin Gjergji dhe Bujar Lika (Hasani).
Atentati i dyfishtë ndodhi në hollin e një hoteli në aksin rrugor Lezhë-Mamurrash, afër vendit të quajtur “Kryqi i Gjormit”, mbrëmjen e 30 majit.
Në pamjet e publikuara nga Syri tv, duket se atentatori hyn brenda hotelit i veshur me një uniformë që mban mbishkrimin Policia, ndërsa në dorë mban një kallashnikov.
Teksa kuptojnë rrezikun, viktimat i kundërpërgjigjen me armë duke sjellë një përplasje të armatosur midis palëve, ku i plagosur mbeti edhe atentatori.
Kujtojmë se biznesmeni Bujar Lika, i cili dyshohet se ishte shënjeshtra e atentatit, mbeti i vdekur në vendngjarje, ndërsa Paulin Gjergji ndërroi jetë në spital disa orë më vonë.
