U shkarkua pas denoncimit, rikthehet në detyrë mjeku Ilir Allkja

Mjeku Ilir Allkja është rikthyer në detyrë.

Lajmin e bën me dije vetë ai duke falenderuar edhe gazetarët për mbështetjen ndërsa pohon se sot mundi të ishte në frontin e parë të luftës ndaj Covid 19, bashkë me kolegët.

“Falë solidaritetit të mijëra njerzve të thjeshtë të të gjitha moshave, kolegëve, miqve të mij brenda e jashtë Shqipërisë, gazetarëve dinjitozë, figurave të njohura të artit, punës, politkës por edhe administratës së QSUT, unë sot isha në punë në vijën e parë të luftës anti-Covid19 bashkë me kolegët e mij dhe do të jem çdo ditë ! Ju falënderojn të gjithëve ! Ne do t’ja dalim !”, shkruan Allkja në Facebook.


Shtuar 17.03.2020 18:34