U mori jetën dy mjekëve, COVID-19 infekton edhe dy mami në Elbasan

COVID-19 në Shqipëri ka marrë jetën e dy mjekëve ndërkohë se fundmi mësohet se pozitive me koronavirus kanë dalë edhe dy mami.

Mësohet se dy mami në Elbasan kanë rezultuar pozitivë pas testeve të realizuara në Institutin e Shëndetit Publik.

Ato punonin në pavionin e aborteve, dhe menjëherë pasi kanë dalë pozitive ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.

Pjesa tjetër e stafit është karantinuar, ndërsa mamitë janë transportuar në Spitalin Infektiv, në Tiranë. /albeu.com/


Shtuar 6.07.2020 14:32