U kthyen nga Italia e Greqia, vetëizolohen 73 persona në Gjirokastër

Në qarkun e Gjirokastrës janë karantinuar 73 persona, të cilët më parë kanë qenë në Itali por edhe në Greqi.

Konkretisht në Gjirokastër qëndrojnë të izoluar në shtëpi 49 persona, në Dropull 4, në Libohovë 3, në Zagori 1 dhe në Cepo 3.

Pjesa tjetër janë të shpërndarë në zona të ndryshme të qarkut. Fatmirësisht, deri më tani s’ka asnjë rast të konfirmuar me Covid-19 në qarkun Gjirokastër.


Shtuar 16.03.2020 13:33