U kthye nga Italia bashkë me bashkëshortin, gruaja nga Vlora rezulton pozitive nga COVID 19

Ditën e sotme, autoritetet konfirmuan 146 të prekur nga koronavirusi në vend, pesë prej të cilëve humbën betejën me jetën.

Numri i të prekurve është shtuar edhe në Vlorë duke shkuar në pesë.

E prekurakmësohet se Ka shkua në 5 numri i të prekurve në qytetin e Vlorës nga koronavirusi. Mësohet se e prekura është një banore e fshatit Poro, një grua me inicialet L.M rreth 70 vjeçe.

Bëhet me dije se e moshuara ka histori udhëtimi në Italin dhe është kther prej andej në datën 8 Mars së bashku me burrin.

Burri ka dalë negativ, ndërkohë që gruaja tashmë ndodhet në infektivin e Tiranës.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme njoftoi se ka shkuar në 149 numri i të prekurve më koronavirus në vendin tonë


Shtuar 25.03.2020 11:03