Po mbahet sot seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të shqyrtohet mocioni i votëbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti. Ky mocion është iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila edhe vetë është pjesë e Qeverisë.
Kreu i Qeverisë, Albin Kurti nuk do të marrë pjesë në seancë, raporton “Zeri.info”. Kështu kanë bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës, të cilët nuk kanë dhënë më shumë detaje për këtë veprim të Kurtit.
Të lidhura
None found
Ndërkohë me heret, Kurti ka bërë të ditur se kanë dërguar një reagim lidhur me kërkesën e presidentit me të cilën iu është drejtuar Gjykatës Kushtetuese.
Këtë nismë të LDK-së nuk e kanë përkrahur të gjithë anëtarët e LDK-së. Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së, mocionin e ka kundërshtuar, Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të LDK-së. Madje, gjatë ditës së djeshme, Kryeparlamentarja u ka bërë thirrje të gjithë deputetët të votojnë kundër mocionit.
Kujtojmë se ky vendim i LDK-së ka ardhur pas shkarkimit të Agim Veliut nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme.
