Ditën e djeshme, deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Adriatik Alimadhi tregoi permes një postimi në rrjetin social Facebook se ishte infektuar me koronavirus.
Ndërsa shprehte indinjatë për sorrollatjet në spitale dhe mungesën e ndihmës deputeti tha se në shtëpi kujdesej për të vetëm bashkëshortja, por edhe ajo e infektuar, prandaj i bënte thirrje kryeministrit Rama për ndihmë shkruan bw.
Mbrëmë ai ka mbërritur në spital, ndërsa mjekët sot thonë se po mbahet në trajtim. Gjendja e tij nuk është e rënduar, është stabël, por arsyeja pse e shturan në spital është se ka sëmundje bashkëshoqëruese.