Çfarë fshihet pas maskave të prodhuara kundër koronavirusit

Me përhapjen e coronavirusit të ri, shtetasit europianë kanë blerë maska mbrojtëse për të evituar prekjen prej tij.

Një shtetase italiane zbuloi se maska mbrojtëse që ajo kishte blerë, vinte pikërisht nga Wuhan, epiqendra e virusit vdekjeprurës.

Lara, punonjëse në aeroportin e Romës rrëfeu për Euroneës se u pajis me maskën gjatë alarmit dhe konfuzionit me informacionin.

Por pasi e bleu, ajo vuri re se në ambalazh shënohej se ky produkt vinte nga Wuhani i Kinës.

Këto maska janë prodhuar në prill të vitit të kaluar, para se të shpërthente coronavorusi i ri.

Ato janë shpërndarë nga kompania farmaceutike italiane Farmaczabban.

Doktoreshë Maria Cantena Ingria, e cila punon me Farmacie Igea, ku Lara bleu maskën, tha se porositë për këto maska janë bërë muaj më parë dhe vijnë në Itali çdo ditë. Më tej mjekja konfirmoi se porositë vijnë nga Wuhan.

Shpërthimi i coronavirusit ka bërë që farmacitë në të gjithë Kinën të raportojnë një mungesë të maskave mbrojtëse dhe kjo ka nënkuptuar që ata tani po i kërkojnë ato përsëri mbrapsht.

“Një pjesë prej 2000 copë maskash mbrojtëse që arrijnë çdo ditë këtu ne i mbajmë për vete, ndërsa një pjesë tjetër ua dërgojmë përsëri atyre”, – tha doktoresha.

Momentalisht janë 9 raste të prekur nga coronavirusi në Europë, ku 4 në Francë, 4 në Gjermani dhe një rast në Finlandë. Ndërkohë, asnjë rast nuk është konfirmuar deri tani në Itali.

Në Kinë rreth 6000 raste janë konfirmuar të prekur nga virusi, ndërsa ka mbi 200 te vdekur.


Shtuar 31.01.2020 15:16