U infektua nga e moshuara, pozitiv me COVID-19 infermieri në spitalin e Elbasanit

Covid-19 vazhdon të ketë shifra alarmante në Shqipëri për sa i përket infektimeve.

Një tjetër vatër infektimi ka shpërthyer në Elbasan.

Bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit një infermier është konfirmuar pozitive më Covid-19.

Mësohet se infermieri është infektuar pasi kishte kryer terapinë e një 73-vjeçare qe ishte e infektuar. Infermieri mësohet të jetë 40-vjeç ndërsa është pjesë e repartit të kirurgjisë.

Në bazë të raportimit ditor të bërë të hënën nga Ministria e Shëndetësisë, raste aktive në Elbasan mbeten 48.

Në 24 orët e fundit, nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi”, një 80 vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga shumë sëmundje.


Shtuar 20.07.2020 20:50