U helmuan 60 nxënës, ministria zbardh detajet e fundit nga ngjarja në Fier (FOTO LAJM)

Janë zbardhur detajet e fundit nga ngjarja në Fier sot u helmuan dhjetra nxënës e mësues në një gjimnaz.

Bëhet me dije se pasditen e sotme kanë lënë spitalin edhe nxënësit e fundit që po mbaheshin në observim në spitalin rajonal të Fierit, si pasojë e intoksikimit në ngjarjen e ndodhur në shkollën “Janaq Kinica”.

Pasi kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, të gjithë nxënësit kanë lënë spitalin.

Gjatë ditës së sotme, spitali rajonal i Fierit trajtoi rreth 60 nxënës me shenja të intoksikimit dhe neuroza paniku.

Sipas mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e mirë.


Shtuar 4.03.2020 18:10