U fsheh nga ministria? Ndërron jetë e moshuara me COVID-19 tek spitali “Shefqet Ndroqi”

Ka ndërruar jetë një 80-vjeçare që ishte infektuar me COVID-19 në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gjithashtu në këtë spital janë zbuluar edhe dy raste të reja me COVID-19 dhe mësohet se pacientët janë të shtruar.

E moshuara mësohet se ka ndërruar jetë ditën e enjte por nuk është raportuar nga ministria e Shëndetësisë.

Burime nga Sanatoriumi bëjnë me dije se 80-vjeçarja ka qenë shtruar për një periudhë të gjatë në shërbimin e sëmundjeve interne dhe ka dalë nga ky spital 10 ditë më parë.

Por, një javë më pas gruaja është rikthyer sërish për të njëjtën sëmundje të diagnostikuar më herët; fibrozë në mushkëri, këtë herë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, pas rikthimit në normalitet.

Gjendja shëndetësore e 80-vjeçares ka qenë tejet e rënduar dhe pas 24 orëve ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e të enjtes. /albeu.com/


Shtuar 30.05.2020 10:58