Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se 10 mjekët që u dërguan për të ndihmuar në epideminë e Covid-19 në Itali, kanë nisur punë në spitalin e Brescias, ndërsa 20 infermierët pritet të fillojnë nesër.
Përmes një lidhjeje videofonike, mjeku Ermal Pashai i tha Ministres Ogerta Manastirliu se:
Të lidhura
None found
“Ne mjekët filluam të gjithë punë sot, infermierët do të fillojnë nesër.
Reanimatoret kanë filluar punë në reanimacion, ndërsa unë me gjithë doktoreshën tjetër jemi tek repartet subintensive të Covid-19, në repartet e pneumologjisë.
Ndërsa doktoresha që vinte nga Instituti i Shëndetit Publik është tek tamponët me gjithë dy mjekë të tjerë.
Ndërsa dy mjekë janë vendosur në triazhim. Edhe infermierëve u kanë përcaktuar vendet dhe nga nesër do të fillojnë shërbimin.”
Ministrja Manastirliu u shprehu mjekëve vlerësim e krenari dhe u uroj atyre suksese.
