Gjykata e Apeli të Krimeve të Rënda ka shtyrë për në 24 qershor, seancën për dhënien e vendimit për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Kjo për shkak se Prokuroria nuk është tërhequr nga dënimi me 12 vite burg për ish-ministrin, të cilin e ka kërkuar edhe në shkallën e parë të gjyqësorit.
Çështja e Tahirit po shqyrtohet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Albana Voksi, me anëtarë Nertina Kosova dhe Nure Drenit.
Saimir Tahiri është akuzuar si i dyshuar për lidhje me grupin “Habilaj që merrej me trafik droge drejt Italisë dhe se i krijonte lehtësi grupit në aktivitetin kriminal.
Ish-ministri u shpall fajtor dhe u dënua vetëm për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove, duke u akuzuar se nuk kishte marrë masa për parandalimin e kanabizimit të vendit dhe nën akuzën e përfshirjes së efektivëve të policisë në këtë aktivitet kriminal.
