Turizmit po i merret fryma nga pandemia, Rama mburret për politikat mbështetëse (VIDEO)

Kryeministri i vendit, Edi Rama duket se nuk është shumë i njohur me realitetin shqiptar.

Në një kohë kur pandemia i ka vënë litarin në fyt turizmit, ai ka zgjedhur të urojë pushime te mbare gjithe shqiptaret qe kane zgjedhur gushtin si muajin per te shijuar Shqiperinë.

Një thumb nuk e ka lene mangut edhe per gjithe ata qe kritikojne per cdo gje, sipas tij, neper klube dhe me profile false.

Mesazhi i Rames

MIRËMËNGJES 😊

dhe me këto pamje të mrekullueshme, ku puna e shqiptarëve që nuk vrasin kohën duke sharë e duke u ankuar nëpër klube e profile fallco, ka krijuar falë edhe politikave tona të reja mbështetëse, burime mbresëlënëse fitimi aty ku deri para ca vitesh kishte ferra e braktisje, ju uroj pushime të mbara e shëndet familjarisht, të gjithë shqiptarëve që kanë zgjedhur gushtin si kohën për të shijuar Shqipërinë❤️☀️🇦🇱


Shtuar 1.08.2020 06:15