Tre viktima nga COVID 19 në vend, mjeku Kalo bën një tjetër apel

Mjeku i njohur, Tritan Kalo, nuk rend së kërkuari shqiptarëve të respektojnë masat kundër COVID-19, duke përsëritur se situata është shqetësuese dhe mund të përmirësohet vetëm nëse qytetarët ruajnë së pari distancimin social.

Në një mesazh në “Facebook”, pasi në vend u shënua viktima e tretë nga koronavirusi, mjeku Kalo iu lutet shqiptarëve të ndihmojnë stafin mjekësor në këto ditë të vështira, duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat.

Mesazhi i Kalos:

Edhe pse e Dielë 22 Mars 2020, detyrimi qytetar dhe ndërgjegjësimi profesional na kërkon të jemi në detyrë….Fillimisht me informimin objektiv të MSHMS për situatën, më pas inkurajimi i ekipit roje në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, takimi me

Drejtuesit e Shërbimit të Urgjencës Polivalente (ShUP) në QSUT, hallkë shumë e domozdoshme në menaxhimin e të gjithave Urgjencave të qytetit milionësh të Tiranës, si dhe një Trajnim në mjedis të hapur të stafit të këtij shërbimi dhe të stafit shtesë, në lidhje me mundësitë e triazhimit të shpejtë dhe të saktë të rasteve që paraqiten në ShUP, përfshirë edhe ato ndoshta të prekur nga Covid-19…..

NA NDIHMONI duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social….Është një situatë preokupuese, POR ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkputimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh…JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë…..SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË!!!


Shtuar 23.03.2020 07:12