Tre ditë të bllokuar në doganën Kapshticës, kalojnë kufirin disa prej emigrantëve

Pas tre ditësh të bllokuar në doganën e Kapshticës, 17 nga 50 emigrantë kanë shkelur tokën shqiptare.

Këta persona kanë mundur që të kalojnë kufirin pasi kanë qenë të pajisur me autorizimin përkatës. Midis tyre, ka pasur dhe të sëmurë që janë çuar në spitalin e Bilishtit, ndërkohë që 10 prej tyre janë kthyer sërish në shtetin grek.

Ndërkohë në Kapshticë emigrantët janë kaluar nga pala greke, por nuk lejohen që të futen në shtetin shqiptar, veprim ky që ka nxitur edhe reagimin e palëve politike në vend me sjelljen ne qeverisë kundjert emigrantëve.


Shtuar 6.04.2020 07:35