Trajleri me targa boshnjake merr para motorin, 41 vjeçari në gjëndje të rëndë

Nje aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Hani i Hotit – Shkodër, në afërsi të fshatit Vukpalaj. Një trajler me targa boshnjake ka përplasur një motorçikletë. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur rëndë shtetasi i identifikuar si Gjok Lulaj, banues në fshatin Hot të Malësisë së Madhe. I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Shkodrës.

Policia njofton se ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, ku trajleri, me drejtues shtetasin Boshnjak M. K. 35 vjeç, banues në Laktash, shteti Bosnje Hercegovinë, është përplasur me mjetin motorçikletë, me drejtues shtetasin Gj. L. 41 vjeç, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 24.06.2020 20:37