Trajleri del nga rruga në Librazhd, shpëton mrekullisht shoferi

Rruga Elbasan Librazh dhë në vijim për Prenjas vijon të mbetet burim aksidentesh pasi ditët e fundit janë regjistruar disa të tilla, ndërkohë mbrëmjen e sotme një automjet I tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga.

Trajleri me targë AA552RS me drejtues Gëzim Hykën ka përfunduar jashtë rrugës ndërsa dyshohet paraprakisht se shoferi ka humbur drejtimin e lëvizjes. Nuk është raportuar për pasoja të rëndë ndërsa k yaks është mjaft I frekuentuar pasi ka lëvizje të shumta mjetesh.

Rruga aktualisht është e qarkullueshme në një kah për shkak të punës që po bën grupi hetimor I cili po heton për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Njëkohësisht po punohet edhe për nxjerrjen e trajlerit nga vendi ku përfundoi.


Shtuar 25.01.2020 21:44