Tha që kishte koronavirus, dënohet më 1 vit burg burri që pështyu policët

Një burrë që pështyu policët duke pretenduar se kishte simmptomat e koronavirusit u dënua me 1 vit burg.

Paul Leivers, 48 vjeç, pranoi dy akuza sulmi ndaj një punonjësi të urgjencës pasi u arrestua në Mansfield të enjten.

Gjykata vërtetoi se Leivers nuk kishte koronavirus ose ndonjë simptomë të sëmundjes.

Ndihmësi i Shefit të Përhershëm Steve Cooper, nga Policia e Nottinghamshire, tha:

“Kjo sjellje e tmerrshme dhe e qëllimshme nuk mund të tolerohet në asnjë mënyrë apo formë, veçanërisht në këtë situatë ku ndodhemi.

Këto janë dy akte të dallueshme dhe ishte sjellje e tmerrshme, këto vepra ishin të qëllimshme dhe të ndërmjetësuara.

Në këto kohë shqetësuese për të gjithë ne, të përballesh dikë që pështyn në oficerët duke i kërcënuar me koronavirus është sa përçmuese, aq edhe tmerrshme”.


Shtuar 28.03.2020 21:09