Tërmeti me magnitudë 4.6 tronditi Shqipërinë, ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot rreth orës 01:22 minuta në vendin tonë.

Mësohet se lëkundjet sizmike me magnitudë 4.6 të shkallës righter, janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas EMSC, tërmeti ishte me epiqendër 13 km në veri të Lushnjes dhe me thellësi 2 kilometër.

Ndërkohë 5 lëkundjet e tjera ishin të lehta me magnitudë: 3.0; 2.9; 3.1; 2.6 të cilat nuk janë ndjerë por janë kapur nga matësit e tërmeteve. Kujtojmë që lëkundjet e tërmetit me magnitudë 4.6 të shkallës rihter kishin epiqendrën 10 km në verilindje të Lushnjes dhe se këto lëkundje kishin thellësi prej 2 kilometrash.


Shtuar 24.09.2020 06:04