Tërmeti, ish-nëndrejtori i Kadastrës dhe inspektori i IKMT-së lënë qelinë

Kanë lënë qelinë ish-nëndrejtori i Kadastrës Arben Isaku dhe inspektori i IKMT-së Klajdi Lame pasi kanë ofruar garanci pasurore.

Kërkesa e tyre është pranuar nga gjyqyari Paulin Çera i cili më herët kishte dhënë për ta masën e sigurisë “arrest me burg”.

Mësohet se seanca për të shqyrtuar kërkesën e tyre është zhvilluar ditën e djeshme në mënyrë të heshtur, ndërkohë që akuza ndaj tyre nuk ka ndryshuar.

Ata ishin pjesë e listës së personave që u arrestuan pas hetimeve u zbuluan disa leje për ndërtime të kateve shtesë që shkaktuan viktima pas tërmetit të 26 nëntorit.


Shtuar 5.03.2020 10:33