Të shtëna me armë në Tiranë, gjenden gëzhoja pranë biznesit

Disa gëzhoja janë gjetur pranë derës së një dyqani elektro-shtëpiakesh mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Pronari me iniciale S.A. ka njoftuar se xhami i derës është thyer.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

Njoftimi
Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:25, është njoftuar salla operative nga shtetasi S.A., pronari i një dyqani elektro-shtëpiake ku pretendon se tek dera e dyqanit, ka gjetur disa gëzhoja armë zjarri dhe xhamin e derës të thyer.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si edhe për identifikimin dhe kapjen e autoreve.


Shtuar 28.07.2020 08:50