“Të presim të na bashkohesh”, Manastirliu ka dy fjalë për Binon

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka reaguar pas infektimit me kronavirus të shefes së Departamentit të Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino.

Ministrja bën me dije se Bino ndodhet e shtruar në Spitalin infektiv dhe aktualisht sipas saj, gjendje paraqitet e stabilizuar, teksa i uron shërim të shpejtë.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në Spitalin Infektiv. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Të presim të na bashkohesh sa më parë dr. Forca”, shkruan ajo.


Shtuar 28.09.2020 12:02