“Në jetë duhet të gjesh dikë që të dashuron, kujdeset për ty dhe të bën foto të bukura.”, ishin këto fjalët e Dojnës vetëm pak ditë më parë ku në një foto kapur për dore me të dashurin rriti kuriozitetin e ndjekësve.
Ashtu sikurse u aludua menjëherë pas fotos së publikuar prej saj dhe me sa kemi kuptuar nga rrjetet sociale fatlumi është pikërisht Vlashent Sata.
Nga fotot e publikuara prej tyre në rrjetet sociale shohim se kanë qenë në të njejtat vende dhe po ashtu i kanë publikuar në periudha të njejta.
Kujtojmë se një vit më parë ajo u përfol për një marrëdhënie të mundshme me Vlashent Satën dhe shkak u bë pjesëmarrja e saj në videoklipin e këngëtarit, të titulluar ‘Copëzat’.
Megjithatë, ata nuk i pranuar këto zëra, por tashmë nuk ka më vend për dyshime.