“Të ndalohet edhe s*ksi”, Fuga ka disa propozime ndaj Ramës

Pedagogu Artan Fuga ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama ditën e djeshme që deklaroi se nga muaji Tetor i këtij viti deri në Marsin e vitit të ardhshëm të aplikohet e diela pa makina në Shqipëri.

Sipas Fugës, kryeministri po kërkon të shkelë Kushtetutën me idetë e tij, prandaj ka një propozim.

Shkrimi i Fugës
Pasi dëgjova zotin Edi Rama në videon e tij në fcb, si qytetar i devotshëm dhe i bindur, që nisur nga përvoja e covidi19, do të nxjerri së shpejti fermanin që pas shtatorit deri në pranverën e vitit 2020 pastaj deri në 2050, nuk do të lejojë këmbë makine të qarkullojë që shqiptarët t’i kushtohen familjeve, kalamajve, mjedisit (hahahahahaha!), duke rishkelur me disa këmbë njëherësh Kushtetutën, propozoj si nismë nga poshtë:

Qe nga 15 qershori dhe deri ditën e gjyqit të fundit, nisur nga përvoja e muajit të shenjtë kur agjërohet, t’u ndalohet shqiptarëve të hanë dhe të pinë veç orëve të caktuara, t’u ndalohet edhe sèksi, në mënyrë që ata t’i kushtohen gjithë jetës mendimeve të mira, solidaritetit, shpirtërisht të pastrohen dhe kështu të … vetë spastrohen! Pra, atë që as Allahu i madh dhe i gjithëmëshirshëm, lartësuar qoftë emri i tij, nuk na e ka kërkuar!


Shtuar 25.05.2020 11:34