Silva Bino, shefe e departamentit të Epidemiologjisë, sugjeroi që maskat mbrojtëse në fytyrë të vijojnë të mbahen nga qytetarët.
Sipas zonjës Bino, studimet deri tani kanë treguar se virusi qëndron për disa kohë në ajër. Ndaj ajo shprehet se qytetarët duhet të vijojnë të mbajnë maskat.
“Sëmundja do qarkullojë e për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur në çdo moment që shumë elementë të këtyre masave që e quajmë distancim social, unë do e quaja distancim fizik, të zbatohen, se kemi qenë shumë të lidhur.
Sipas studimeve kemi përqëndrim të virusit në ajër, ndaj rekomandohen edhe ndryshimet e reja, çdo gjë adaptohet me të dhënat e reja, mund të mos kesh nevojë për maskë profesionale, por një maskë që të mbron, edhe një maskë kirurgjikale apo që bëhet me shtresat e duhura prej beze apo nape, apo cope mund të përdoret fare mirë”, tha ndër të tjera Bino në “Open”.