Të marrësh 30 € apo të paguash 165 000€?

Nga Lutfi Dervishi

Duket si pyetje të marrësh, sepse përgjigja logjike është të marrësh. Mirëpo ne kemi vendosur të japim dhe jo të marrim, të shpenzojmë dhe jo të mbledhim.

Nëse dikush sot thyen ligjin dhe ti e gjobit me 30 €, këto të ardhura shkojnë në arkën e shtetit. Nëse e dërgon në burg, kosto ditore është 30 €.

Nëse këtë shkelës të ligjit/urdhërit/aktiti normativ.. e ndëshkon me 15 vjet burg, atëherë nga arka e shtetit ti paguan plot 165 mijë € (pa tvsh dhe pa llogaritur interesat)

Një ditë në burg = 30 €. Një muaj 900 € dhe në një vit 10,950 €. Nëse vuan dënimin 15 vjet atëherë “mirupafshim” 165 mijë euro.

Por përvoja jonë dëshmon se drejtësia përveç zig-zageve bën edhe gafa. I dënuari merr pafajësinë. Në këtë skenar përveç shpenzimeve ditore prej 30 €, do t’i paguash dëmshpërblim edhe 40 € të tjera në ditë. Larg qoftë nëse ai ka vuajtur një vit dënimin e padrejtë atëherë fatura për të shkon 25 mijë euro!

Aktualisht ne kemi afro 7000 të burgosur në Shqipëri që çdo ditë marrin nga buxheti shtetit 210 mijë euro! Plot 76 milionë euro në një vit.

Pse tregohemi të lirë në miell dhe të shtrenjtë në krunde?!!

Nëse nuk ecën diçka e kërkojmë zgjidhjen te ndryshimi ligjit, (mundësisht duke thyer procedurën) te ashpërsimni i masave, te rritja e ndëshkrimeve deri edhe te shpikjet origjinale.

A nuk është më mirë të vendoshësh ndëshkime më të ulëta , që të dhembin menjëherë, gjoba që mund t’i vjelësh me shpejtësi se sa të kalosh te varianti që duke kërkuar të ndreqësh vetullat nxjerr sytë.


Shtuar 16.04.2020 12:55