Spiropali sulmon keq Metën, e quan me “dy fytyra” dhe i zbulon lidhjet me krimin

“Ata po kontaktojnë subjektet e OFL-së nëpër skuta për vota. Këta janë ata me dy fytyra. Ata bashkëpunojnë natën me krimin duke përmbysur rendin në vend…”

Ministrja e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e mbajtur në Kuvend, iu përgjigj shkurtimisht edhe deklaratës së një nate më parë të Presidentit Ilir Meta.

Ajo tha se Partia Socialiste i ka qëndruar pikë për pikë marrëveshjes së 5 qershorit, por shtoi se në Kodin e ri Zgjedhor ishin përfshirë edhe rekomandimet.

Sakaq Spiropali akuzoi edhe opozitën se takohen skutave me trafikantët që janë subjekte të OFL-së për të siguruar vota për 25 prillin.

Pjesë nga fjala e Spiropalit:

Marrëveshjes së 5 qershorit i kemi qëndruar pikë për pikë me atë që kishim rënë dakord me partnerët tanë, por duke respektuar edhe rekomandimet e ODIHR. Raporti flet për detyra të kryera.

Gjykata e Lartë funksionale, gjykata Kushtetuese është në kuorumin minimal prej 4 anëtarësh. Flitet për krijimin e strukturave në luftën kundër krimit.

Përcaktohet si arritje SPAKU. Ata po kontaktojnë subjektet e OFL-së nëpër skuta për vota. Këta janë ata me dy fytyra. Ata bashkëpunojnë natën me krimin duke përmbysur rendin në vend.

Ta harrojnë ne jemi të vendosur që më 25 prill t’i nxjerrim jashtë loje. Kanë humbur besimin e qytetarëve dhe e përdorin krimin për slogan.


Shtuar 7.10.2020 17:58