Sezoni i gështenjave, si t’i bëni edhe më të shijshme

Vjeshtë, fiks sezoni i gështenjave! Mishi i tyre i ëmbël, me energji dhe kalori ka nevojë të gatuhet mirë që të shijohet mirë.

Dhe pse ndoshta duket e pabesueshme kripa është përbërësi kryesor që gështenjat të piqen më mirë. Por pse t’i pjekim në kripë? Sepse kripa i mbron ato nga djegia dhe i mban të njoma.

Përgatitja e tyre bëhet kaq thjeshtë me këto hapa:

Si fillim nëse kemi 500 gr gështenja na duhet 1 kg kripë deti e trashë dhe pak gjalpë i kripur për servirje.

Pastaj ngrohim furrën në 175 ° C dhe shtojmë kripën në tavë.

Pas kësaj çdo gështenjë e presim thellë me thikë në mes pa dëmtuar mishin e tyre.

Gështenjat e prera i vendosim mbi kripë dhe i futim në furrë për 30 minuta.

Konsumojini të ngrohta!


Shtuar 7.10.2020 17:40