Sot vetëm 6 raste të reja, ka shpresë në Shqipëri për luftën ndaj koronavirusit?

Ka shkuar në 383 numri i personave të prekur me koronavirus në vendin tonë.

Shifrat e reja janë bërë publike sot nga Ministria e Shëndetësisë, e cila raportoi të dhënat më të fundit pas testimeve që janë bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve.

Një ditë më parë numri i të prekurve ishte 377 persona dhe 22 numri i pacientëve që gjetën vdekjen për shkak të koronavirusit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 181 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 11 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste


Shtuar 7.04.2020 08:43