Sot shkuan në 15 numri i viktimave, një tjetër i infektuar me COVID-19 në Has

Ditwn e sotme ka shkuar nw 15 numri i personave të vdekur nga koronavirusi në vendin tonë.

Dy rastet e fundit ishin një pacient nga Kavaja me iniciale I.B, 77 vjeç dhe pacienti R. P 69-vjeç nga Hasi, i konfirmuar me COVID-19, i cili është trajtuar prej 8 ditësh në spitalin Infektiv.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se një tjetër persona është i dyshuar se wshtw infektuar nga COVID-19 në Has, megjithëse ende nuk bëhet e ditur nëse ka lidhje me personin që ndërroi jetë.

I dyshuari është izoluar në spitalin e Kukësit, dhe pritet që të marrë përgjigjen.


Shtuar 31.03.2020 17:04