Soreca: Lajm i mirë për Shqipërinë, çon përpara anëtarësimin në BE

Ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca e ka quajtur lajm të mirë propozimin e KE sot për metodologjinë e re të zgjerimit.

Ai thotë se kjo metodologji çon përpara anëtarësimin në BE dhe inkurajimin e zhvillimit të reformave. Soreca rikujton se 2020 është një vit kyç për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

“Propozimi i Komisionit Evropian për një metodologji të rishikuar për procesin e pranimit është një lajm i mirë për të ardhmen e BE-së të Shqipërisë.

Ajo çon anëtarësimin në BE përpara, dhe gjithashtu do të përmirësojë dhe inkurajojë zhvillimin e reformave. 2020 është një vit kyç për Shqipërinë”.- shkruan Soreca në Twitter.


Shtuar 5.02.2020 18:53