SKANDALOZE/ 1 i vdekur e 3 të plagosur dërgohen drejt spitalit i cili nuk kishte energji elektrike

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pishkash të Librazhdit mbrëmjen e sotme ku ka ndërruar jetë polici Ardian Vreto 45-vjeç, vëllai i kreut të TD-së në Librazhd.

Burime nga policia bëjnë me dije se 3 persona e tjerë të aksidentuar janë F. S. 58 vjeç, A. S 71 vjeç dhe V.J 54 vjeç dhe janë nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranës, pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Burime për albeu.com bëjnë me dije se Vreto ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa 3 të lënduarit janë nisur drejt spitalit më të afër në Përrenjas.

Por në spital nuk ka pasur energji elektrike, pasi në nënstacionin e Prrenjasit po bëheshin punime për të lidhur HEC-in e Hotolishtit.

Tre të aksidentuarit janë hipur sërish në autoambulancës për t’u nisur në spialin Librazhd.

Librazhd / Informacion paraprak

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 24.01.2020 18:07